• Plan Biznesi – Per cdo kompani apo profesionistë te lire te cilet duan te hyne rishtazi ne tregun shqiptar ofrohen plane biznesi te personalizuara sipas sektorit perkates ku shoqeria pretendon te aderoje. Analize e mirfillte sektori dhe kosto te perllogaritura me hollesi. Analizon dhe krahason treguesit e sektoreve të ndryshem si edhe jep mendime ne lidhje me rentabilitetin e projektit.
  • Themelim te kompanise – Pregatitja sebashku me bashkepuntoret tane te Statutit dhe Aktit te Themelimit te subjekteve tregtare, individuale/shpk/sha etj…, qendra apo shoqata joqevritare-jo fitimprurese, perfaqesi te huaja, perfaqesim tatimor etj. Operacione te ndryshme mbi kapitalet, mbi kontributet ne natyre, transferimin e tyre, shitje kuotash per aksionare vendas apo te huaj.
  • Studim financiar dhe i tregut te punes – Per cdo shoqeri te re e cila nis rrugetimin e saj ne lemin e tregut te lire, ofrohen sygjerime dhe keshillime mbi formen me te mire te financimit per aktivitetin duke perforcuar pozicionin e saj financiar. Se bashku me institucionet zyrtare ofrojme mundesine e perzgjedhjes se personelit te kualifikuar per te permbushur nevojat e kompanise.
  • Konsulence – Gjate gjithe kohes se bashkepunimit me subjekte te ndryshme studiojmë dhe përpiqemi të japë zgjidhje për probleme dhe cështje që dalin gjatë veprimtarisë dhe që paraqiten nga Administrata e Shoqërise ne lidhje me vleresimin dhe mbarevajtjen e investimit. Analizojmë strukturën financiare, pasqyrën e pozicionit financiar (bilanci), pasqyrën e performancës ( Pasqyrën e Të Ardhurave Dhe Shpenzimeve) si edhe Cash-Flow.