• Konsulence – Te gjithe subjektet tregtare i informojmë dhe instruktojmë ne lidhje me ceshtje te ndryshme qe lidhen me legjislacionin fiskal. I japim ne menyre periodike te gjitha ndyshimet e kuadrit ligjor si edhe pergatisim buletine informuese mbi sistemin e taksave. Ndihmojmë subjektet per gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve te ndryshme te lidhura me TVSH, sic eshte rimbursimi i saj, si edhe taksa te tjera.
  • Deklarimet tatimore – Deklaratat tatimore jane nje detyrim periodik per subjektet. Hartojme dhe perpilojme te gjitha deklaratat ne sitemin tatimor c@ts ne lidhje me TVSH, Sigurime Shoqerore dhe Shendetsore, Tatimin mbi fitimin, Tatimin ne Burim, Renta Minerare etj.
  • Korespodence tatimore – Nga ana jone ndiqen te gjitha procedurat dhe korespodencat me administraten tatimore. Aplikohen te gjitha rruget lehtesuese dhe me praktike per subjektin per te perfituar nga lehtesirat fiskale. Studiohet i gjithe sektori ne lidhje me legjislacionin fiskal si dhe politikat shteterore ne lidhje me stimulimin apo incentivat e ndryshme ndihme dhe mbeshtetje per subjektet me kapital vendas apo te huaj qe aplikohen nga organizma apo institucione qeveritare dhe vendore.