Kompania jonë është themeluar ne vitin 2011 nga nje staf i ri dhe energjik i cili vjen sot me nje eksperience 15-vjecare ne kete fushe. Fuqia e grupit te punes qendron pikerisht ne efikasitetin dhe korrektesine profesionale qe tregohet nga secili prej nesh. Kjo na ben qe ta kemi me te lehte te arrijme filozofine dhe objektivat tona.

Klient i kenaqur– Kjo eshte motoja jone e cila na ben te ecim me hapa galopante ne tregun e vogel shqiptar. Ne pikesynimet tona nuk eshte materialiteti dhe vlera/madhesia e nje kontrate. Për ne cdo klient, i cilitdo statusi apo xhiroje qofte, trajtohet po ne te njejten menyre, me të njëjtën korrektësi e përkushtim.

Profesionalizem– Korrektesia, prakticiteti dhe efekasiteti i sherbimit dhe i zgjidhjeve te menjehershme qe mund te na kerkohen nga klientet perbejne profesionalizmin tone. Privatësia e informacionit te cdo klienti eshte perparesi per ne.

Afatet– Efekti kohe eshte shume i rendesishem si per kompanite me të cilat bashkepunojme, ashtu edhe per retabilitetin tone. Dhënia e sherbimeve ne kohen e duhur dhe zgjidhja e problematikave te ndryshme brenda afateve te tyre, dhe padiskutim saktë, mbetet një nga pikat tona më të forta.

Aksesi– Sherbimet tona i ofrohen te gjithe bizneseve shqiptare por edhe atyre te huaja. Komunikimi ne gjuhen amtare jep me teper siguri dhe garanci per cilesine e sherbimeve. Momentalisht japim sherbime ne gjuhe angleze, italiane, turke. Por gama e klienteve tane shtrihet pertej Europes ne Azi dhe Afrike.