• Mbajtja e llogarive kontabel – Te gjithe bashkepunetoreve tane u ofrojme mbajtje llogarie te shërbimeve, përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me standartet e kontabilitetit shqiptar, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të tjera raporteve financiare të kërkuara nga aksionerët, këshilla profesionale në lidhje me strukturën, paraqitjen dhe zbulimin e këtyre pasqyrave financiare.
  • Konsulence- Vlerësimin e pajtueshmërisë me rregullat shqiptare të kontabilitetit, ndihmë për klientët me çështjet e kontabilitetit, të cilat ndikojnë aktivitetin e tyre të përditshëm, këshilla për çështjet në lidhje me përpilimin e pasqyrave financiare për qëllime statusore ose për aksionerët, mbajtjen e një cilësie të lartë të raportimit financiar strukturës. Ndihmojmë klientët për të kryet raportimet në përputhje me  standardet e kontabilitetit, financiar dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit të kontabilitetit.

Likujdimi  Shoqerise – Per te gjithe ata subjekte te cilët vendosin per likujdimin apo falimentimit e tyre, garantojme ndjekjen e procedurave te nevojshme si hartimi i bilancit ne castet e fillimit te procedures se likujdimit; përgatitja e pasqyrave financiare vjetore gjate periudhes se likujdimit. përgatitja e raportit perfundimtar te likujdimit si edhe paraqitja e pasqyrave financiare perpara asamblese se pergjithshme. Njoftimi i Qendres Kombetare te Regjistrimit per perfundimin e procedures se likujdimit si edhe aplikimi per cregjistrimin e shoqerise. Perballjen perfundimitare me kontrollin tatimor per cregjistrimin nga regjistrat tatimore